Kupa e Botës 2022

Saka: Sot treguam cilësitë e vërteta të Anglisë

11/21/2022 18:07
nga:E K

Anglia fitoi ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Iranit me rezultat 6-2.

Pas paraqitjes të shkëlqyer kundër Iranit, Bukayo Saka foli për mikrofonat e BBC në fund të ndeshjes së Anglisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk mund t’i përshkruaj emocionet e mia, gjithçka është fantastike. Jam i lumtur dhe krenar, edhe ne fituam dhe kështu sot është një ditë e veçantë. Ne kishim nevojë për një fillim të mirë, nuk luajtëm mirë në përgatitje për këtë turne. U fol shumë dhe spekulime për formën tonë, por ne u treguam të gjithëve cilësinë që kemi dhe çfarë mund të bëjmë. Është e mrekullueshme për të fituar nën këtë presion. Por ne duhet të vazhdojmë sepse kemi një ndeshje tjetër brenda pak ditësh dhe duhet të fitojmë.”