Sporti

Sahiti: Synojmë titullin me Hajduk Split në Kroaci, tifozët më duan shumë

01/04/2024 18:35
nga:Lorik J

Futbollisti Emir Sahiti po kalon në një moment shumë të mirë në karrierën e tij.

Sahiti është në vendin e parë me skuadrën e Hajduk Split në Kroaci, duke kryesuar renditjen tabelare.

Sahiti ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 19 ndeshje të këtij edicioni, shifra këto që janë të kënaqshme bazuar edhe tek ndihma që ai e ka dhënë në aspektin organizativ të lojës.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ai ka rrëfyer emocionet që ai i ka kur kthehet për vizitë tek skuadra e Ramiz Sadikut, skuadër ku luajti që nga mosha 5 vjeçare.

“Normal kur kthehem këtu është një adrenalinë e madhe, kam qenë i ri, kam luajtur këtu nga mosha 5 vjeçare, këtu ka ndryshuar shumë ambienti, fusha, atëherë ka qenë ndryshe, është ndjenjë e mirë, kur kthehesh e sheh se ku ke luajtur. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Ramiz Sadikut dhe i uroj shumë suksese në të ardhmen“, tha fillimisht Emir Sahiti për ‘GazetaBlic Sport’.

Kam shumë kontakte me presidentin e klubit dhe trajnerët këtu, ndihem mirë sa herë që vi, jam si në shtëpinë time, kurrë nuk do t’ua harrojë, kam repsekt të madh, flas me trajnerë në lidhje me ushtrime dhe këshilla“, vazhdoi ai.

Tutje, ai ka treguar për ndjenjën e të qenurit futbollist i skuadrës së Hajduk Split, ku tha se nuk është aspak e lehtë.

“Jam që 6 vite tek Hajduk Split, nuk është lehtë të luash atje, ka shumë tifozë, lojtarë kualitativ, talentë – nuk është lehtë të jesh pjesë e tyre, sidomos pjesë startuese. Ka tifozë fantastik, tifozët më të mirë në Kroaci, kur ti e jep shpirtin në fushë – edhe nëse luan pak keq, ata gjithmonë të përkrahin. Nuk është lehtë – por me punë arrihet gjithçka”.

“Unë ndihem shumë mirë tek Hajduk Split, më respektojnë shumë tifozët “Torcida”, më duan shumë si lojtar, normal që çdoherë ia përkthej atyre me ndeshje të mira. Janë numri ynë i 12’të – kudo që luajmë ndihemi si në shtëpi. Ka pak presion, por unë nuk e kam problem, pasi jam mësuar me këtë”.

Kemi ekip shumë të mirë, kemi një trajner fantastik, mund të përmirësohemi akoma, kemi edhe 16 ndeshje, tani kemi dy ndeshje derbi me Rijekan dhe Osijekun, ka ekipe të mëdha në Kroaci dhe është vështirë të bëhesh kampion, por ky vit është i joni, do shkojmë deri në fund, nuk do të dorëzohemi dhe besoj që do bëhemi kampion“, shtoi ai.

Në fund, ai foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se ka pritshmëri që brenda një kohe të shkurtër do të transferohet tek ndonjë klub tjetër evropian.

“Kam edhe dy vite e gjysmë kontratë, por nëse vjen një ofertë e mirë për mua dhe klubin, ata janë të hapur për të më transferuar. Besoj që deri verës do kemi një ofertë dhe do shkojë në një klub evropian”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/