Sporti

Sahiti për zhvillimet e fundit të FFK’së: Na ka shqetësu situata që ka ndodhë dje në hotel

03/22/2023 16:34
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

FFK ka thirrur këtë konferencë për media për aktivitetet e kombëtares së Kosovës dhe arrestimin e të parit të institucionit, Agim Ademit, shkruan GazetaBlic Sport.

Muharrem Sahiti, drejtori i kombëtares ka thënë se situata që ka ndodhë i ka shqetësuar të gjithë stafin e kombëtares.

“Dje na ka shqetësu një situatë që ka ndodhë në hotel, nuk dishim as çka po ndodhë”, tha fillimisht Muharrem Sahiti.

Ndërkohë, Hodaj e ka cilësuar si goditje për kombëtaren.