Sporti

Sahiti para ndeshjes me Malishevën: Shkojmë për fitore, nuk e diskutojmë çështjen e mbijetesës, kërkojmë Evropën!

10/28/2022 18:25
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës ’89 e zhvillon nesër ndeshjen e xhiros së 14-të.

Mitrovicasit do të përballen me skuadrën e Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”, atje ku pritet të jetë një ndeshje shumë interesante.

Tek kampi i “Minatorëve” ka optimizëm për rezultat pozitiv, me skuadrën që sot ka kryer stërvitjen e fundit.

Futbollisti i kësj skuadre, Samir Sahiti tha për ‘GazetaBlic Sport’ se skuadra është shumë e përgatitur për këtë ndeshje dhe se udhëtojnë për pikët e plota.

“Jemi plotësisht të përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe kemi punuar për ta fituar këtë ndeshje, pra po shkojmë për 3 pikë të plota, po luajmë mirë, por pak fati na mungon”, tha fillimisht ai.

Më pas, Sahiti tha se Trepça ’89 nuk e diskuton mbijetesën në Superligë, madje ka pretendime të larta për Evropën.

“Trepça ’89 nuk e diskuton çështjen e mbijetesës, kemi skuadër dhe grup që meriton shumë më shumë. Ne do ta synojmë deri në fund Evropën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/