Lajme

Sahatçiu i reagon VV-së: Bëni publik emrat kush nga PDK e kërcënoi Bernën – hajde ma gjallë, emrat

06/21/2023 22:07
nga:G B

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga PDK, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar ndaj VV-së, e cila tha se asambleistja Berna Saraçi është kërcënuar nga PDK, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje VV-së që t’i bëjë publik emrat se kush e ka kërcënuar Bernën apo këdo tjetër.

Postimi i saj i plotë:

Kush nga PDK paska kërcënuar Bernën, o hej?

Ftoj ish-kolegët e Bernës nga LVV në Prishtinë që të bëjnë publike sa më shpejtë informatën se kush nga PDK e paska kërcënuar atë, apo këdo tjetër, ndonjëherë gjatë këtij mandati.

Hajde ma gjallë! Emrat, ju lutem. Emrat.

Refuzoj të pranoj që mundemi me hedh hije publikisht mbi këdo me pretendime pa asnjë dëshmi. Sikurse, refuzoj të pranoj të hesht kur njërën nga ne, një grua të re, super çikë të Prishtinës, përpjekjen t’a viktimizojnë se gjasmë e vetmja arsye pse ajo mund të guxojë të vendosë ndryshe është mesiguri për shkak se nuk ka mundur të përballojë kërcënimet e shantazhet. E dhimbshme, përveç se seksiste.

Përpjekjet shpifëse dhe linçuese nga kushdo, për të dekurajuar mendimet ndryshe dhe veprimet e guximshme mbi këto mendime, sikurse kjo e Bernës sot e të tjerëve diku nesër, nuk do të na ndalin asnjëherë.