Sporti

Saelemaekers do t’i mungojë Milanit për 5 muaj!

10/13/2026 19:08
nga:L J

AC Milan ka konfirmuar se Alexis Saelemaekers i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e djathtë të këmbës, në Amsterdam.

Futbollisti belg iu nënshtrua një ndërhyrjeje për pastrimin dhe stabilizimin e kyçit të këmbës.

Operacioni u krye nga doktori Gino Kerkhoffs, në bashkëpunim me ekipin mjekësor të Milanit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, periudha e rikuperimit të Saelemaekers pritet të zgjasë nga 4 deri në 5 muaj, çka do të përbënte një mungesë të gjatë për kuqezinjtë.

/GazetaBlic Sport