Sporti

Sadio Mane lë dyshime për të ardhmen: Do të përgjigjem pas finales së Ligës së Kampionëve

05/25/2022 17:57
nga:Mergim Rreci

Sadio Mane përfundon kontratën me Liverpoolin brenda një viti dhe për këtë arsye është vënë në dukje si një largim i mundshëm këtë verë, ashtu si edhe Mohamed Salah, i cili ndodhet në të njëjtën situatë kontraktuale.

30-vjeçari senegalez la një përgjigje për të ardhmen e tij në Liverpool deri pas finales së Ligës së Kampionëve të shtunën, pasi u lidh me Bayern Munich, PSG ose Barcelonën muajin e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi po fliste për Sky Sports, në ditën e hapur për shtypin në lidhje me finalen e Champions League kundër Real Madridit, kur u pyet për një rinovim, pra për një qëndrim në Liverpool përtej vitit të ardhshëm.

“Kësaj pyetje [për të ardhmen] do t’i përgjigjem pas Champions League. Do të qëndroj apo jo, do të përgjigjem pas Champions League”, tha Mane.

/GazetaBlic Sport/