Sporti

Sadio Mane i jep fund beqarisë, martohet në Senegal me partneren e tij

01/08/2024 11:04
nga:E K

Sadio Mane edhe zyrtarisht i ka dhënë fund beqarisë.

Mane, një nga futbollistët afrikanë më të ndjekur në botë, ka befasuar fansat duke u martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, transmeton GazetaBlic Sport.

Ceremonia e martesës u zhvillua në Keur Massar, Dakar, Senegal, duke treguar anën private të jetës së anësorit të Al Nassr.

Pavarësisht sekretit që mbuloi lidhjen e tij prej vitesh, lajmi për martesën e Manes ka pushtuar internetin.

Mane u martua me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Aisha Tamba.

Ajo është me origjinë nga Casamança dhe ashtu si i shoqi, ajo flet Madinge.

Anësori i Al Nassr-it gjithashtu i kishte bërë të qarta qëllimet e tij që në fillim duke u kujdesur për të dhe duke paguar faturat e saj ndërsa ajo ishte në shkollë.

Dy herë Lojtari Afrikan i Vitit ka arritur ta mbajë jetën e tij personale larg mediave dhe kjo ceremoni e papritur vetëm sa ka nxitur interesin e publikut.

Aisha dihet se është nga një prejardhje modeste në Senegal dhe është interesante se ajo nuk është në rrjetet sociale.

Pulse Sports ka raportuar gjithashtu se nusja bukuroshe është vajza e një arkitekti.

Fotot e Aisha Tamba-s tashmë kanë bërë xhiron e internetit teksa nusja e yllit të Teranga Lions ka mahnitur absolutisht me fustanin e saj të nusërisë.

/GazetaBlic Sport/