Sporti

Sadio Mane flet pas kalimit në finale: Ishte një ndeshje e veçantë, është një fitore e madhe

04/16/2022 19:12
nga:Mergim Rreci

Liverpooli është finalisti i parë i FA Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp ka siguruar finalen pas triumfit ndaj Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 3, me Liverpoolin që shënoi tre gola në 45 mintuat e parë.

Konate shënoi një gol dhe Mane dy të tjerë për “The Reds”, kurse Grealish dhe Bernardo Silva shënuan për skuadrën e Guardiolas.

Pas ndeshjes foli edhe protagonisti kryesor i takimit për Liverpooli, Sadio Mane.

“Ishte një ndeshje e veçantë, ndaj një nga skuadrat më të mira në botë.

Të fitosh kështu, veçanërisht në gjysmëfinale është një fitore e madhe”, tha Mane për ‘BBC One’, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/