Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se zvarritja e procesit zgjedhor më së shumti i konvenon Lëvizjës Vetvendosje, raporton GazetaBlic.
Sadiku në një prononcim për GazetaBlic, thotë se LVV i konvenon më shumë për të siguruar numrat për qeveri si dhe në vlerësimin e klimës ndërkombëtare, në lidhje me qeverinë që i duhet Kosovës.
“Në fakt zvarritja e procesit zgjedhor më së shumti i konvenon partisë së parë LVV-së, nën 1. Për të siguruar numrat për Qeveri, 2. Për të parë klimen ndërmombëtare, lidhur me atë se a i duhet një Qeveri e pakicës, apo stabile Kosovës”, tha Sadiku për GazetaBlic.