Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën në Kuvendin e Kosovës, duke e akuzuar se po e bllokon punën e institucionit dhe krijimin e institucioneve të reja, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Sadiku ka thënë se kanë kaluar 10 ditë që nga bllokimi i Kuvendit, ndërsa sipas tij, qëllimi i Vetëvendosjes është që vendi të shkojë sërish në zgjedhje më 27 dhjetor.
Postimi i plotë:
Kanë kaluar 10 ditë që Vetëvendosja po e bllokon Kuvendin, e me këtë edhe krijimin e institucioneve dhe, në thelb, funksionimin e shtetit.
Qëllimi po bëhet çdo ditë e më i qartë: ta çojnë vendin sërish në zgjedhje, më 27 dhjetor.
Me vendimin e LDK-së u zhvlerësuan edhe arsyetimet e rrenat se gjoja po presin marrëveshje apo takime.
Nuk po presin asgjë. Thjesht po bllokojnë.
Bllokues


