Lajme

Sadiku: Të mërkurën zbulohet kandidati i LDK-së për president, të enjten konstituohet Kuvendi!

08/23/2026 10:24
nga:Genita C

Analisti Arbnor Sadiku ka deklaruar se emri i kandidatit të LDK-së për president do të bëhet publik të mërkurën.

Sipas tij, të enjten pritet të konstituohet Kuvendi dhe më pas të formohet Qeveria, ndërsa ka theksuar se emri i kandidatit për president tashmë dihet.

Sadiku shton se,  LDK-ja do të propozojë dy emra, ndërsa njëri prej tyre pritet të ecë përpara në marrëveshje me Kurtin.

“E mërkura e ardhshme do ta zbardhë kandidatin për president nga LDK-ja. Të enjten konstituohet Kuvendi dhe formohet Qeveria më pas. Emri dihet tashmë”, tha Sadiku për GazetaBlic.