Lajme

Sadiku: Të gjithë po merren me LDK-në, por partia duhet të merret me veten

01/14/2026 22:19
nga:Sh R

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku është shprehur se të gjithë po merren me këtë parti.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kjo është gjë e mirë, por u shpreh se LDK-ja duhet të merret me veten.

“Sot të gjithë janë duke u marrë me LDK-në, edhe mendoj që kjo indirekt nuk është edhe aq e keqe sa po mendohet. Duhet të merren me LDK-në, le të merren të gjithë me LDK-në, por LDK-ja duhet të merret me veten, e tjerët le të merren” , u shpreh Sadiku.