Lajme

Sadiku takon anëtarët e Klubit ‘‘Dëshira’’: Kjo organizatë bën punë të jashtëzakonshme në integrimin e personave me aftësi të kufizuara mendore

01/23/2025 13:12
nga:Sh R

Izet Sadiku, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar sot anëtarët e Klubit ‘‘Dëshira’’.

Ai ka thënë se kjo organizatë është duke bërë punë të jashtëzakonshme në integrimin në shoqëri dhe institucione të personave me aftësi të kufizuara mendore.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pijë së bashku me anëtarët e Klubit “Dëshira”.

Dëgjova me shumë vëmendje çdo kërkesë të tyre dhe qëllimi ynë është të punojmë së bashku në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë përjashtim.

Kjo organizatë po bën punë të jashtëzakonshme në integrimin në shoqëri dhe institucione të personave me dëmtime intelektuale dhe aftësi të kufizuara mendore.