Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet me numër 44, Izet Sadiku, ka folur për programin e këtij subjekti politik nëse vjen në pushtet pas 28 dhjetorit dhe projektet kryesore të cilat pritet të realizohen.
Sadiku tha se do të punohet pë rritjen e pagave, plani për largimin e sanksioneve, shëndetësia, arsimi, energjitika etj.
“Faktikisht ne do të krijojmë Qeverinë, e kemi një program të saktë çfarë kemi me bë. Do të punohet për me rritë pagat e punëtorëve, administratës për arsye se nuk ka patur, ne kemi një rritje të madhe të çmimeve në Kosovë e cila nuk është përcjellë me rritje të pagave dhe kjo kandikuar që të varfërohen sot njerëzit. Kujdesi ndaj qytetarëve duhej të shprehej menjëherë me rritje të pagave konform rritjes së çmimeve në tregun që janë bë. Pastaj do të fillojë plani për zhvillimin e ngecjeve që janë bë, menjëherë një angazhim për largimin e sanksioneve dhe një përmirësim i raporteve me SHBA-të për arsye se pavrësia dhe shteti që kemi sot një meritë të veçantë, përveç popullit për luftën dhe angazhimit paqësor është edhe përkrahja e miqve. Prioritet do të jetë edhe shëndetësia dhe arsimi për arsye se janë dy fusha shumë të rëndësishme dhe zhvillimi i tyre është një lloj zhvillimi ekonomik. Këto do të jenë disa prej fushave që ne menjëherë, që në fillim të mandatit, dhe pastaj për katër vitet e ardhshme….do t’i kemi projektet edhe në fushën e energjitikës, shëndetësisë, mësimi tërëditor në të gjithë Kosovën. Në fushën e shëndetësisë, unë aty jam pak më i thirrur për me fol” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.
Izet Sadiku i cili është me profesion mjek tha se Kosova duhet të sistemin e informimit shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.
Ai potencoi se këto janë dy projektet e para dhe pastaj projekti më i madhor i premtuar nga LDK-ja ndërtimi i qendrës së re të QKUK-së.
“Ne duhet të kemi sigurimet shëndetësore, jemi ndër vendet e vetme në rajon që s’kemi sigurime shëndetësore… do t’a bëjmë sistemin e sigurimit shëndetësor i cili shkon paralelisht me sistemit e informimit shëndetësor. Eshtë mëkat se ne nuk kemi sistem të informimit shëndetësor që eshte bazamenti kryesor për krijimin e politikave shëndetësore dhe grumbillimin e informatave për situatën apo gjendjen shëndetësore të popullsisë dhe në bazë të atyre të dhënave që merrni krijoni edhe politika shëndetësore. Sistemi i informimit shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore janë dy projektet e para dhe njëkohësisht projekti më madhor që natyrisht do të jetë në fushën e shëndetësisë që e ka premtu Kryeministri në ardhje, Lumir Abdixhiku, është ndërtimi Qendrës së re Klinike Universitare të Kosovës” tha Sadiku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.


