Sporti

Sadiku shkëlqen përsëri, gjen rrugën e golit në Spanjë

04/15/2022 20:20
nga:Mergim Rreci

Armando Sadiku ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Las Palmas, kësaj radhe përballë Eibarit.

Ky është goli i gjashtë i sulmuesit shqiptar me skuadrën spanjolle, një gol që barazoi shifrat momentalisht.

Nga ky gol më pas filloi kthesa e Las Palmasit, ku më pas shënuan dhe të dytin.

Nëse shifrat vazhdojnë kështu, Las Palmas ngjitet në zonën “playoff”, në vendin e 6-të në renditje dhe i rriten mundësitë për të luajtur në La Liga sezonin e ardhshëm.

/PanoramaSport/