Lajme

Sadiku sfdion Hoxhën: A humbi Kurti a fitoi Ahmeti në zgjedhjet në Maqedoni?

04/25/2024 22:55
nga:G B

Gazetari Kushtrim Sadiku në emisionin “Politiko” ka sfiduar kryetarin e partisë demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha për zgjedhjet në veri.

Sadiku e pyeti Hoxhën se a ka fituar Ali Ahmeti apo ka humbur kryeministri Kurti.

Derisa përgjigjja e këtij të fundit ishe se nuk mund të komentojë se kush është fituesi apo humbësi.

“Unë jam kryetari i një partie të re politike dhe nuk mund të hyjë në detaje që të them se kush është fituesi dhe kush është humbësi, sepse zoti Kurti gëzon një reputacion në Maqedonin e Veriut, mirëpo kur të hyjmë në këtë interferimin e zotit Kurti, ai ka marrë pjesë aktive në fushatën e 2019 të kandidatit të atëhershëm shqiptar Blerim Reka dhe atëherë u morrën këto vota që i ka marrë sot po i njëjti kandidatë që është mbështet nga kryeministri Kurti apo nga Vetëvendosja”, tha ai në Kanal10.