Analisti politik Arbnor Sadiku ka komentuar rritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në diasporë, duke thënë se kjo rritje tregon punën e duhur që është bërë nga LDK-ja në këtë pjesë të rëndësishme të popullsisë kosovare.
Sipas tij, kjo ka ndikuar në forcimin e pozicionit të LDK-së, ndërkohë që e ka afruar edhe diferencën midis LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke bërë që ky dallim të jetë simbolik.
Sadiku gjithashtu theksoi se kjo rritje në diasporë po ia pamundëson Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të formojë një qeveri të pakicës, duke e bërë konkurrencën mes partive të tjera më të ngushtë.
“Po, në fakt kjo rritje e LDK-së në diasporë tregon punën që ka bërë LDK-ja atje, si dhe po ia pamundëson LVV-së të bëjë vetë qeverinë e pakicës, kurse e afron diferencën ndërmjet PDK-së dhe LDK-së dhe e bën fare të vogël dallimin ndërmjet të dytit dhe të tretit, sepse tani ky dallim është fare simbolik”, tha Sadiku për GazetaBlic.


