Lajme

Sadiku: Rreziku nga varianti indian i koronavirusit, ekzistent

05/06/2021 18:06
nga:M K

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka qenë i ftuar në Intervistën e Javës në GazetaBlic.

Ai ka folur rreth situatës aktuale epidemiologjike në vend, ndërsa ka dhënë këshilla për të vazhduar me masat mbrojtëse personale.

Gjithashtu, ai foli edhe për variantin indian të koronavirusit, duke thënë se rreziku ekziston.

“Varianti i ri i koronavirusit, i njohur si indian, mund të vie edhe në Kosovë. Kjo për shkak se bota është e lidhur dhe shumë shpejt mund të kemi edhe raste. Tashmë janë 2-3 javë që janë konfirmuar raste nga ky virus në botë, kurse rreziku për të ‘zbarkuar’ në Kosovë, është ekzistent”, tha ndër të tjera Sadiku.

LEXO EDHE:

3 viktima, 346 të shëruar dhe 158 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

/GazetaBlic/