Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se në një takim të përbashkët, Abdixhiku-Rama, janë premtuar 1 miliardë e gjysëm investime në kryeqytet.
Sadiku tha se qeveria e LDK-së do t’a përkrahë zhvillimin e kryeqytetit.
Ai tha se një prej zotimeve ka qenë edhe ndërtimi i ‘Spitalit të Prishtinës’ që menjëherë do të përkrahet me 50 milion.
“Ju e keni parë që javën e kaluar, Abdixhiku, së bashku me kryetarin Rama kanë mbajtur një takim të përbashkët ku Abdixhiku ka premtuar 1 miliardë e gjysëm investime në kryeqytet. Qeveria e LDK-së do t’a përkrahë zhvillimin e qytetit. Njëra prej atyre zotimeve ka qenë ndërtimi i ‘Spitalit të Prishtinës’ që menjëherë do t’a përkrahë me 50 milion, aq sa mendohet se do të jetë ndërtimi i Spitalit dhe njëkohësisht do të realizohen edhe projekte të tjera që janë unaza e jashtme e Prishtinës që është diku 29 kilometra, që do t’a bëjë zhbllokimin që sot e kanë qytetarët e Prishtinës”
“Abdixhiku ka premtuar dhe është zotuar para qytetarëve të Kosovës se ai do të punojë për përkrahjen e çdo iniciative të komunave, pa marrë parasysh kush është në pushtet. Mandati i Qeverisë Abdixhiku do të jetë mandat për zhvillimin e Kosovës pa marrë parasysh kush do të jetë në Komunë. Ne këtë vit i kemi zgjedhjet lokale, dhe kete formë të bashkëpunimit, edhe kur LDK-ja ka qenë në qeverisje, e ka treguar se nuk do të ketë inate pavarësisht s ekush do t’i qeverisë komunat e Kosovës” tha Sadiku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.