Njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me qeverisjen dy-vjeçare të Albin Kurtit.
Sadiku ka rënditur aspektet pozitive dhe negative të Qeverisë Kurti2 në këto dy vite.
Si progres, Sadiku, po e cilëson zhbllokimin e procesit të liberalizimit të vizave, dinamikat në dialog.
“Si progres gjatë kohës së qeverisjes Kurti 2, mund konsiderohet se është zhbllokuar procesi i liberalizimit të vizave, janë miratuar reforma në numër të lartë si dhe kanë ndryshuar dinamikat e dialogut” tha Sadiku .
Ndërsa aspekte negative përmend pranimin e Zajednicës, zhvillimin ekonomik, investimet e huja etj.
“Por, si aspekt negativ mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, investimet e huaja direkte, si dhe shëndrrimi dialogut me Serbinë nga prioriteti nr.7 në në nr.1, si dhe pranimi Zajednices nga Kurti dhe qeveria e tij shënojnë një regres bazuar në parimet që më parë i ka pas LVV sa ishte në opozitë” deklaroi Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Arbnor Sadiku, Analist
Gjatë dy ditëve të fundit në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar debat në lidhje me punën dy vjeçare të kësaj Qeverie.
Nga opozita ka patur kritika të forta në lidhje me stagnimin ekonomik, dhe mosmbajtjen e shumicës së premtimeve të dhëna nga Kurti gjatë fushatës elektorale.
/Gazeta Blic/


