Lajme

Sadiku për LDK-në: Performon më mirë në qeverisje sesa në opozitë

01/14/2026 22:41
nga:Sh R

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku tha se LDK-ja është parti e cila performon më mirë në qeverisje sesa në opozitë.

Mirëpo, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se duhet të mësohen të jenë performues edhe në opozitë.

“Unë e pranoj që nëse e merr me shiku listën, kryesinë edhe programin e LDK-së, është parti e cila performon më mirë në qeverisje, në pozitë, sesa në opozitë. Edhe ne duhet të mësohemi me qenë edhe në opozitë performues si në pozitë”, tha Sadiku.