Lajme

Sadiku: Partia që më së paku humb nëse hyn në koalicion me LVV është NISMA – Kalimi i Limajt në VV e bën AAK si një parti të parëndësishme në Kuvend

02/21/2025 15:13
nga:Sh R

Analisti politik Arbnor Sadiku, ka komentuar qëndrimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë edhe me VV-në për krijimin e institucioneve të reja.

Sadiku në një intervistë për GazetaBlic thotë se NISMA më së paku fiton nëse qëndron në opozitë dhe është partia që më së paku humbë nëse hynë në koalicion me LVV, sepse të gjitha partitë tjera mund të kalkulojnë.

“Janë deklararta normale për faktin që NISMA është një parti e vogël me dy tre deputet, ajo më së paku fiton me qëndru në opozitë. Nëse do të qëndronte në opozitë gjasat do të jenë të vogla që ajo parti ta kthej legjitimitetin qytetarëve dhe të jetë parti parlamentare pas tri katër vitesh, në momentin që shkon në pushtet ajo mund të merr ndonjë dikaster dhe mund të rrij ose si parti politike që mund ta kaloj pragun zgjedhjen e ardhshme ose mund ti konsilidoj këtos truktuart që i ka aktualisht. Partia që më së paku humb nëse hyn në koalicion me LVV është NISMA se krejt partitë tjera mund të kalkulojnë”, tha ai.

Ai thekson se PDK dhe Alenaca nuk e kanë mundësinë për koalicion sepse Kurti ua ka mbyllur dyert për një gjë të tillë.

“PDK dhe Aleanca nuk e kanë mundësinë për koalicion, sepse Kurti dhe LVV ua ka mbyllur dyert kurse gjasat më të mëdha për tiu bashkangjitur një koalicioni pakicë i ka NISMA kurse një koalicioni më të madh LDK”, u shpreh tutje.

Sa i përket deklaratës së Ramush Haradinaj ku thotë se e keqja e Kosovës është Albin Kurti, Sadiku thotë se këto deklarata vinë për shkak se Kurti ia mbylli derën atij për një koalicion.

Gjithashtu ai thotë se kalimi i Limaj në VV e bënë AAK si një parti të parëndësishme në Kuvend.

“Ramush Haradinajt ia ka myllur dyert LVV për koalicion dhe natyrisht shkuarja e Fatmir Limaj në LVV atë e len në një parti minore dhe e bënë të parëndësishme le të themi në Kuvendin e Kosovës, kurse ia pamundëson AAK të jetë në një koalicon me opozitën”, potencoi ai.

Por koalicionin e NISMA-s me LVV ai e sheh si një gjë normale, sepse sipas tij të gjitha partitë luftojnë që të vijnë në pushtet.

“NISMA është një subjekt politik i veçantë i cili pavarësisht se ka qenë në një koalicion parazgjedhor kjo nuk nënkupton që patjetër në një element pa zgjedhje ajo mund të qëndroj patjetër në opozitë, nëse ka një ofertë serioze nga pushteti gjasat mund të jenë normale dhe nuk shoh dicka në kundërshtim më ata sepse tek e fundit partitë luftojnë për me ardh në pushtet”, përfundoi Sadiku për GazetaBlic.