Opinionisti Ermal Sadiku gjatë emisionit “Rubikon” ka folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së njohjes de-facto.
Sadiku tha se ato kanë qenë vetëm pretendime në letra por asnjëherë nuk ka pasur diçka të nënshkruar.
“Por në bisedime edhe ka pretendime që ka qenë në letra ajo që po vazhdojmë për një njohje, por kjo nuk ka qenë asnjëherë diçka as e nënshkrume as e pranuar prej palës serbe”, tha ai.
Ai shtoi se është dezinformim nëse ne themi që ka pas njohje përgjatë dhjetë viteve në bisedime, por tash nuk ka.
“Teknikisht asnjëherë në bisedime mes Kosovës edhe Serbisë në Bruksel nuk ke pas njohje brenda, kjo e spinirtane e muhabetit me thënë përpara ka pas njohje dhjetë vjet, po qe nuk u bo dhjetë vjet se qashtu ke puna e qëtash nuk ka më njohje, është dezinformatë edhe keqinformim”, tha Sadiku.


