Lajme

Sadiku: Mendoj se Vjosa problemet e mëdha i ka me njerëzit rreth Kurtit, jo me të

09/09/2024 22:38
nga:G B

Opinionisti Ermal Sadiku, thotë se mendon se presidentja Vjosa Osmani, problemet më të mëdha nuk i ka me kryeministrin Albin Kurti, por me njerëzit rreth tij.

“Mendoj që ka pasur përçarje, mendoj se Vjosa problemet më të mëdha në fillim nuk i ka pasur gjithmonë me Albinin, por me njerëzit rreth e rreth Albinin, i të qenit i dyti”, tha ai.

“Albini tash po vërehet një komunikim më i ngushtë me Donikën. Ndoshta nuk është hakmarrje ndaj saj (Osmanit), por është bukur e çuditshme”, shtoi Sadiku në “Rubikon”.