Lajme

Sadiku: LDK-së i duhet një lider i ri karizmatik dhe konkurrues

01/05/2026 21:53
nga:Genita C

Analisti Arbnor Sadiku ka vlerësuar se pas rezultatit të dobët zgjedhor, LDK-ja duhet të zgjedhë një lider të ri, karizmatik dhe konkurrues, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, procesi duhet të jetë i hapur, meritokratik, me garë reale dhe përfshirje të gjerë të anëtarësisë, duke shmangur marrëveshjet dhe kuvendet e improvizuara.

Postimi i plotë:

LDKsë i duhet të zgjedh një lider më karizmatik dhe konkurrues, sidomos pas hapjes së kuvendit të ri të partisë, dhe rezultatit dobët elektoral nga zgjedhjet e fundit nacionale, procesi duhet të jetë i hapur, meritokratik dhe i orientuar kah publiku, jo vetëm kah strukturat e brendshme të partisë.

* Jo kandiatura me marrëveshje;
* Jo kuvende të improvizuara.

LDK-së i duhet një lider i ri dhe karizmatik dhe konkurrues i cili zgjidhet kur:

Ka garë reale;

Ka përfshirje të anëtarësisë, dhe jo vetem deputetet aktual të zgjedhur;

Ka program të qartë për ndryshim të strategjisë dhe metodve te të bërit opozitë.

Si dhe të jetë përson që përfaqëson ndryshim të madh, i cili bën ball tundimit të LVVsë, dhe që është antipod i Albin Kurtit, për të ardhmën.