Lajme

Sadiku: Kurti nuk ka qenë i besueshëm për Bashkësinë Ndërkombëtare, s’dihet nëse do ta kalojmë kushtin për anëtarësim

05/08/2024 15:11
nga:G C

Analisti politik, Arbnor Sadiku në një prononcim për GazetaBlic thotë se, nuk dihet nëse Kosova do ta kalojë kushtin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

E për këtë ai fajëson edhe veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, teksa tha për të se nuk mund të parashihen veprimet e tij.

“Nuk dihet nëse Kosova do të kalojë kushtin e fundit për anëtarësim në KiE, pasi që kërkesa e Bashkësisë Ndërkombëtare ka qenë eksplicite rreth anëtarësimit, për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Sadiku.

“Bazuar në përvojën e kaluar, Kurti ka qenë jo i besueshëm dhe kontravers për ta, lidhur me përmbushjen e kërkesave të tyre, nuk mund të parashihen veprimet e tij”, tha Sadiku për GazetaBlic.

Anëtarësimi i Kosovës më 16 maj? – Ja çka deklarojnë nga Këshilli i Evropës