Lajme

Sadiku: Kurti kërkoi emër vetëm për kuorum, jo për bashkëbisedim

04/28/2026 17:56
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se emri për President u kërkua vetëm për kuorum, jo për bashkëbisedim.

Sadiku tha se emri që VV kërkonte prej tre muajsh, sipas tij, rezulton të ketë qenë farsë dhe manipulim.

“Dmth sot Kurti e tha qartë dhe shqip: çfarëdo emri që do të propozonim ne, ai do ta mbante një tjetër në xhep për të cilin do të votonin vetë.Pra, emri u kërkua vetëm për kuorum, jo për bashkëbisedim.Emri që Vetëvendosje e kërkonte prej 3 muajsh rezulton të ketë qenë farsë dhe manipulim. Më në fund e pranoj edhe ai vet” shkruan Sadiku raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: