Bashkimi Evropian i vendosi masa Kosovës pas situatës së tensionuar në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.
Këto masa vazhdojnë ende të jenë në fuqi edhe pas thirrjeve të krerëve institucionalë kosovarë për heqjen e tyre.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se ato vazhdojnë të jenë ende në fuqi sepse Kosova nuk ka rritur të implementojë detyrimet ndërkombëtare si deeskalimi i situatës në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.
“Kosova nuk ka arrit të implementojë detyrimet ndërkombëtare, si deskalimi i situates ne veri, dhe mbajtja e zgjedhjeve te reja ne Veriun e Kosoves, si dhe mos krijimi i asociacionit të komunave si obligim nderkombetar” dekalroi Sadiku për “Gazeta Blic”.
Në vizitën që kishte në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i’u kërkua nga presidentja Osmani heqja e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Osmani tha se institucionet e Kosovës kanë treguar angazhim konkret për deeskalim të situatës dhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatë dhe partnerë.
“Në takim potencova edhe rëndësinë dhe nevojën e largimit të masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës, por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë. Njëkohësisht, institucionet tona kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhje të reja e të lira por për fat të keq, adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd. Krahas sfidave kolektive globale, theksova se sfidat komplekse që po kalon Republika e Kosovës janë si rezuxltat i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë” deklaroi Osmani raporton “Gazeta Blic”


