Lajme

Sadiku falënderon qytetarët për përkrahjen, i fton në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë

02/06/2025 10:41
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Izet Sadiku, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen gjatë fushatës zgjedhore, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një video në Facebook, ka ftuar qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë, më 8 shkurt.

“Faleminderit që na keni përkrahur dhe emocionuar gjatë fushatës zgjedhore. Tani po ju ftoj që më 8 shkurt të merrni pjesë në përmbylljen e fushatës së LDK-së, në ora 18:00, në sheshin Skenderbeu. Bëhu pjesë e ndryshimit edhe ti”, ka thënë ai./Gazeta Blic/