Lajme

Sadiku: E shoh mundësinë e qeverisë së përgjithshme me Kurtin kryeministër

04/09/2025 21:59
nga:Sh R

Opinionisti Ermal Sadiku mendon se është një opsion se si mund të krijohet qeveria.

Sipas tij, e sheh mundësinë që të bëhet një qeveri e përgjithshme, ku sipas të gjitha gjasave Kurti do të jetë kryeministër, e cila do të jetë qeveri politike e përgjithshme dhe që do t’i kryente disa procese të rënda për Kosovën.

“Kjo i bie të krijohet një qeveri e unitetit kombëtar, ku do të kryheshin proceset e rënda siç janë ndoshta Asociacioni, ndoshta korrigjimi i kufijve, ndoshta një rregullim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët”, deklaroi Sadiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.