Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
Dy komedianët rusë i janë lajmëruar Kurtit duke iu paraqitur si presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics, duke folur për zgjedhjet në Kosovë, për dialogun me Serbinë, emisarin amerikan, Richard Grenell, e çështje të tjera.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar analisti politik, Arbnor Sadiku, i cili thotë se kjo bisedë tregon papjekurinë e Kurti dhe kabinetit të tij.
Sadiku thotë se biseda ishte mjaft jo serioze sa për tu vrejtur se ajo nuk ishte një bisedë me një burrshtetas po me dikë që bënë kamera të fshehura.
Tutje ai thekson se nga kjo bisedë vërehet edhe njëherë vreri që ka kyreminstri Kurti për opozitën e Kosvoës dhe administratën e re amerikane.
“Mendoj që tregon papjekurinë e kabinetit te tij, dhe të vet z.Kurti, pasi biseda ishe mjaft jo serioze sa për tu vrejtur se ajo nuk ishte bised me burrshtetas por, me dike që bën kamera të fshehura. Nga kjo bisedë vërehet edhe niher vneri që ka z.Kurti për opoziten e Kosovës dhe adminstratën e re amerikane me në krye me presidentin Trump”, përfundoi Sadiku për GazetaBlic.