Lajme

Sadiku: Bashkë me banorët e Prishtinës së Re, do të arrijmë fitore dhe do të sigurojmë një të ardhme më të mirë

01/24/2025 12:40
nga:Sh R

Izet Sadiku, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 35, ka mbajtur një takim me nëndegën Prishtina e Re 1 të partisë. Aty, ai ka realizuar një bisedë me banorët e asaj pjese të Prishtinës.

Në pamjet e publikuara nga ky takim, Sadiku thotë se mbledhja u mbajt për të diskutuar për planet dhe strategjitë për zgjedhjet e 9 shkurtit që janë duke u afruar.

“U mblodhëm për të diskutuar planet dhe strategjitë tona për zgjedhjet që po afrojnë. Bashkë me banorët e kësaj zone po punojmë pa pushim për të arritur fitore dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Prishtinës. Bëhu ndryshimi! ✌️

Postmi i plotë: