Lajme

Sadiku: Banorët e Mramorit dhanë mesazhin për ndryshim, Lumir Abdixhiku është zgjidhja

20 ditë më parë
nga:G C

Izet Sadiku, kandidat i LDK-së për deputet thotë se banorët e Mramorit e kanë dhënë mesazhin e qartë, se tashmë është koha për ndryshim, raporton GazetaBlic.

Sadiku përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, LDK-ja bashkë me kandidatën e tyre për kryeministër, Lumir Abdixhikun janë të gatshëm të realizojnë vizionin për shtet më të fortë dhe më të drejtë.

Sipas Sadikut, Abdixhiku është zgjidhja.

E plotë:

Banorët e Mramorit dhanë mesazhin e qartë: është koha për ndryshim!

Bashkë me dr. Lumir Abdixhikun, kandidatin tonë për kryeministër, jemi të vendosur të realizojmë vizionin për një shtet më të fortë dhe më të drejtë.

Populli është në këmbë, për një të ardhme më të ndritur, për një qeverisje që punon për të gjithë qytetarët.

Dr. Lumiri është zgjedhja jonë, dhe mbështetja e njerëzve është prova më e fuqishme e gatishmërisë për ta çuar vendin përpara.