Lajme

Sadiku: AAK-ja edhe pse ka bërë koalicion me Nismën, rrezikon kalimin e pragut zgjedhor

01/17/2024 22:25
nga:Sh R

Analisti politik Arbnor Sadiku, ka VV-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje për dy arsye, pasi që VV-ja do të dalë partia e parë dhe pastaj do të shtyhet krijimi i Asociaionit derisa të krijohet një qeveri e re.

“Deklarata e tillë e z.Konjufcës konsiston në faktin se VV-ja është gatshme të shkoj në zgjedhje për dy arsyje: 1. Kjo e fundit, pra, VVja del partia e parë, dhe 2. Do shtyhej krijimi i asociacionit te komunave me shumicë serbe deri sa të krijohet qeveri e re, dhe atëherë do kemi edhe zgjedhjet e reja në BE dhe SHBA, dhe shpresojnë mos po ndryshon diçka në poltikën globale që afekton edhe në Kosovë”, tha Sadiku.

Analisti në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se do të jetë një garë shumë intersante mes PDK-së dhe LDK-së, për vendin e dytë.

Tutje, ai thotë se AAK-ja edhe pse ka bërë koalicion me Nismën përsëri rrezikon ta kalojë pragun zgjedhor.

“Do jetë një garë interesante ndërmjet LDK-së dhe PDK-së për vendin e dytë, kjo varet shumë nga mobilizimi që mund të bëjnë këto dy parti këtë vit zgjedhor, normalisht që Kosova ka nevojë për një parti politike opozitare e cila del bindshëm si lidere e opozitës me mbi 25 %, e kundërta rezultati me 2 % apo 3% ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të ishte shumë dëmshëm për opozitën dhe opozitarizmin në Kosovë, kurse AAK-ja edhe pse ka bërë koalicion me Nismën rrezikon kalimin e pragut zgjedhor”, shtoi ai.

Analisti thotë se VV-ja do jetë partia e parë në zgjedhjet e reja në Kosovë, por jo me 50% të votave, pasi që do ishte një rrezik për një demokraci të re si Kosova.

“Kurse VV-ja do jetë partia e parë ne zgjedhjet e reja në Kosovë, por jo me 50% të votave, sepse do ishte rrezik për një demokraci të re si Kosova, të koncentrohet pushteti tek një parti si VV-ja dhe tek një njeri si Albin Kurti”, përfundoi Sadiku për Gazeta Blic.