Lajme

Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

05/04/2024 08:46
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kurti do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe).

Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.