Sporti

Sacchi për De Ketelaere: Ai futet në fushë si humbës!

01/16/2023 18:29
nga:E K

Tifozët e Milanit e pritën me entuziazëm të madh blerjen e Charles De Ketelaere, por mesfushori i avancuar belg po përballet me vështirësi të mëdha në sezonin e parë në Itali.

21-vjeçari nuk po ia del të shfaqë kualitetin që zotëron. Vetëm një asist në 607 minuta në Serie A janë fare pak për goditjen më të madhe të kampionëve të Italisë në merkato.

Ish-trajneri i kuqezinjve, Arrigo Sacchi ka një koment për De Ketelaere në prononcimin për GDS. “Ai futet në fushë si një humbës, duket i hutuar dhe i frikësuar.

Tani po vuan, por nuk duhet të harrojmë një gjë: lojtarët e huaj që zbarkojnë në Serie A gjithmonë kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur”, deklaroi ish-trajneri i famshëm i Milanit.