Ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi, beson se Interi mund të luftojë për të fituar Ligën e Kampionëve, por është i zhgënjyer nga Juventusi dhe Milani.
“Interi mund të luftojë për të fituar Ligën e Kampionëve”, shkroi Sacchi në rubrikën e tij në Gazzetta dello Sport.
“Milani më ka zhgënjyer edhe një herë”, tha Sacchi.
“Ishte një shfaqje për t’u harruar. Por problemi këtu është se gabimet janë bërë që nga fillimi i sezonit dhe tani rregullimi i tyre është bërë i vështirë. Sipas mendimit tim, menaxhmenti duhet të reflektojë për atë që është bërë, sepse historia e Milanit meriton shumë më tepër se çfarë po shohim aktualisht. Dhe të lutem, le të mos fajësojmë Sergio Conceicao, i cili sapo ka ardhur.
“Juventusi është në një fazë regresioni të rrezikshëm”, vazhdoi ish-trajneri i Azzurrit.
/GazetaBlic Sport