Ish trajneri i njohur italian, Arigo Sacchi theksoi se një nga lojtarët që do të shpërthejë në Botëror do të jetë Kylian Mbappe.
“Brazili, Argjentina, Franca dhe Gjermania janë favoritët e mi për të fituar Kupën e Botës”. Kështu u shpreh Arrigo Sacchi, i cili foli për La Gazzetta dello Sport për turneun që do të zhvillohet në Katar dhe vlerësoi gjithashtu Kylian Mbappe, yllin e Francës.
“Ai është si një armë e drejtuar në tempullin e kundërshtarit. Kur ai niset, të duhet një motoçikletë për të ndalur atë.Dhe një motor me kapacitet të madh motorri…”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport