Showtime

“Sabiani e lë shtëpinë të premten” reagon ish-konkurrenti i BBV

12/09/2021 10:00
nga:Genita C

Sabiani, Antonela dhe Meridiani janë tre banorët të cilët janë në televotim për të premten.

Arditi ish-banori i shtëpis së ‘BBV’-së në një video live ka folur rreth të eliminuarit të së premtes.

Ai ka thënë se këtë javë do të dal Sabiani. Madje ai edhe e ka argumentuar këtë mendim, sipas tij është koha që të shkëputet nga Iliri.Arditi ka potencuar se dëshira e tij do të ishte të dilte Meridiani, por sipas tij Sabiani do të largohet të premten.

Ai gjithashtu ka sqaruar se Sabianin e penalizon fakti që dëshiron ta mbajë mirë me të gjithë.