Euro2024

Sa të pafat | Ukraina kishte katër pikë – por u eliminua nga Kampionati Evropian, kjo është arsyeja!

06/26/2024 20:07
nga:Lorik J

Kombëtarja e Ukrainës është eliminuar nga Kampionati Evropian, EURO2024.

Në grupin E, të gjitha kombëtaren kishin nga 4 pikë – por Ukraina mbeti e fundit, shkaku i golaverazhit, përcjell GazetaBlic Sport.

Rumania e mbylli grupin në vendin e parë – Belgjika në të dytin, Sllovakia e treta, teksa Ukraina u përshëndet nga kompeticioni, pavarësisht se grumbulloi katër pikë.

Ukraina u bë kombëtarja e parë në historinë e Kampionatit Evropian që përfundon e fundit në grupin e saj, pavarësisht se ka grumbulluar 4 pikë në grup.

/GazetaBlic Sport