Sporti

Sa shumë emocione e krenari: Donjeta Sadiku ‘shpërthen’ në lot pasi siguron normën olimpike

03/09/2024 14:10
nga:Mergim Rreci

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.

Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024 dhe ishte shumë e emocionuar pas vendimit të gjyqtarëve.