Lajme

Sa shishe gaz lotsjellës u hodhën në koncertin e Bregoviçit?

08/22/2021 23:16
nga:Gazeta Blic

Është hedhur gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviqit, raportojnë mediat shqiptare.

Në pamjet nga vendngjarja janë parë disa qytetare duke u larguar nga hedhja e gazit, derisa disa e kanë pësuar

Pamjet sjellin qytetarët e shqetësuar, derisa disa u bërtasin forcave të sigurisë duke i akuzuar se nuk kanë bërë sigurim të mjaftueshëm.

”Ka pasur dy lotsjellëse, ka pasur fëmijë e të moshuar që janë ndjerë shumë keq. Policia ka shoqëruar një person për këtë incident që është shkaktuar. Ka pasur më pak persona krahasuar me katër ditët e Festës së Birrës si duket për shkak të çmimit të biletave dhe këngëtarit që do performonte’’, u tha në lidhjen direkte të mediave nga Shqipëria.