Lajme

Sa raste janë nga kafshimet nga gjarpri dhe a kanë spitalet vaksinë kundër tyre, flet drejtori i Klinikës së Emergjencës

08/09/2024 12:57
nga:N K

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, ka folur për gjendjen aktuale të pacientëve me kafshime të gjarpërit.

Sipas tij, këtë vit nuk ka shifra të larta me këto raste.

“Për fat të mirë nuk kemi shifra të larta në sezonën e verës tani, d.m.th kur është edhe koha dhe ne kemi një numër dyshifror, rreth 18 raste të kafshit të gjarprit ndaj pacientëve dhe jo më shumë, këto shifra janë prej muajit janar deri tani”, tregoi Syla për GazetaBlic.

Sipas drejtorit të Klinikës së Emergjencës në QKUK, prindërit janë më të prezantuar ndaj kafshimeve të gjarpërit, për shkak të paraqitjes në vende ku rrinë ata.

“Në klinikën e Emergjencës është vaksina kundër kafshimit të gjarprit dhe në tërë Kosovën ekziston vaksina kundër kafshit të gjarprit. Prindërit janë më të prezantuarit, për shkak se dalin më së shumti në vende ku qëndrojnë gjarpërinjtë p.sh.: nuk dinë për t’u ruajtur dhe i shkelin sepse gjarpri nuk të sulmon pa e shkelur atë. Duhet t’i ikin kontaktit me gjarpërinjtë dhe t’ i ikin vendeve se ku janë të frekuentuara me qëndrimin e gjarpërinjëve”, deklaroi Naser Syla.

/GazetaBlic/