Sporti

Sa poshtë ka rënë | Januzaj, futbollisti më i ri i Las Palmas!

07/24/2024 23:10
nga:Lorik J

Las Palmas ka kompletuar huazimin e Adnan Januzaj.

Ekipi spanjoll kanë punuar për një marrëveshje për ta sjellë Januzajn në Gran Canaria që nga fillimi i qershorit pasi kanë rritur interesin e tyre për të.

Karriera e Januzajt ka ngecur te Sevilla në vitet e fundit pa asnjë gol të shënuar që kur kaloi në vitin 2022.

Ai e kaloi sezonin 2022/23 si huazim në skuadrën turke Istanbul Basaksehir, por rikthimi i tij në Spanjë nuk arriti të shkaktojë një përgjigje pozitive. Marrëveshja e tij aktuale me Sevilla zgjat deri në vitin 2026, pa asnjë shans aktual për një zgjatje, teksa ai tani shkon në Las Palmas si huazim një vjeçar.

/GazetaBlic Sport