Lajme

Sa persona lejohen në një sallë dasmash?

06/18/2021 22:57
nga:M K

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka folur për lejimin e mbajtjes së dasmave në Kosovë nga 15 qershori.

Sogojeva në Shtatë Ditë me Panxhën në Klan Kosova ka deklaruar se lejohet përdorimi i 30 përqind të sallës ku mbahet dasma.

“Duke respektuar manualin e sotshëm që është në 10 metra katror lejohen pesë persona, nëse e llogarisim në 100 metra katror dalin 50 veta. Kur salla i ka 1000 deri 1200 metra dalin diku gati 200 persona që lejohen në sallë”, ka thënë Sogojeva.

Ai ka thënë se në takimin e fundit të OHT-së me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë realizuar 95 përqind e kërkesave të tyre.

Malcom Simmons: EULEX-i dorëzoi dosje në Beograd