Sporti

Sa lojtar i pafat, Gareth Bale lëndohet përsëri… do të mungojë gjatë!

09/13/2021 14:51
nga:Lorik J

Vazhdojnë problemet për Real Madridin dhe në veçanti sulmuesin, Gareth Bale.

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka pësuar një dëmtim në gju dhe pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte një nga lojtarët më në formë të Real Madridit në fillim të sezonit, por lëndimet iu shfaqen sërish.

Sipas Carrusel Deportivo, dëmtimi, të cilit nuk iu dha shumë rëndësi në fillim, duket se është më serioz dhe do ta lë jashtë fushave për disa javë.

/GazetaBlic Sport