Sulmuesi i Al Ittihad, Karim Benzema nuk e paska ditën e tij sot.
Al Ittihad po përballet me Al Wehda në kampionatin arab, ku aktualisht është edhe duke humbur me rezultatin 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Benzema fillimisht realizoi gol, por gjyqtari e anuloi pas një fauli në aksion, kurse krejt në fundin e pjesës së parë – sulmuesi francez e humbi edhe penalltinë, pasi goditjen e tij e priti portieri kundërshtar Munir.
Mos të harrojmë se Benzema ka shënuar edhe autogol në ndeshjen e fundit.
Jo shumë momente të mira për të së fundmi…
Ja pamjet:
Karim Benzema vient de louper son penalty face à Al Wehda ! pic.twitter.com/VBvR0uIlu9
— SPL ?? (@ActuSPL) February 26, 2024