Sporti

“Sa e madhe është Shqipëria”, tifozët kuqezinj ndezin atmosferën me këngë në prag të përballjes me Çekinë

09/07/2023 18:03
nga:E K

Një numër i madh tifozësh ndodhet atje për të mbështetur dhe ndjekur nga afër ekipin tonë kombëtar në ndeshjen kundër Çekisë.

Prej ditës së djeshme ata janë shfaqur tepër të motivuar dhe besimplotë tek ekipi i Silvinjos.

“PanoramaSport” ka arritur të sigurojë pamje nga qendra e Pragës, atje ku ndodhen tifozët kuqezinj. Së bashku në një kafene, ata ja marrin shtruar këngëve patriotike, si: Xhamadani vija vija, o sa e madhe është Shqipëria.