Avokati Emrush Kastrati në emisionin “Click” në RTV21 bëri një parashikim se sa mund të zgjasë procesi i apelimit të çështjes së krerëve të UÇK-së.
“Tash i kemi katër të akuzuar, secili i ka pasur nga 10 aktakuza, gjykoj se nuk mund të ketë një aktgjykim real dhe të drejtë nga Apeli brenda 1 viti e gjysmë ose 2”, tha ai, duke shtuar se pa u publikuar aktgjykimi në skenë nuk mund të jap vlerësim real./21Media


